x
K Q D

[layerslider id=”12″]
[space line=”yes”]

Në kuadër të Strategjisë Kombëtarë të Luftës Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, Këshilli i Qarkut Durrës ka organizuar aktivitete ndërgjegjësuese me grupet vulnerabël dhe viktima potenciale të trafikimit fokusuar kryesisht mbi komunitetin rom dhe fëmijët.

 Këshilli i Qarkut Durrës në bashkëpunim me organizatën “Terre des hommes” ka trajnuar punonjësit e Njësisë per Mbrojten e Fëmijës të bashkive dhe komunave të qarkut Durrës duke aplikuar module mbi të drejtat e fëmijes  fokusuar në çeshtje të trafikimit dhe shfrytëzimit të punës së fëmijëvë.

 Gjatë muajit shkurt 2014 është organizuar në ambientet e Këshillit të Qarkut Durrës seminari “Çdo femijë rom në kopësht”. Roli i Këshillit të Qarkut ishte bashkëorganizimi dhe angazhimi për përfshirjen e aktorëve mbi çështjen në fjalë.

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin përfaqesues nga njësite vendore, drejtoritë rajonale, organizata që kanë në fokus të punës së tyre komunitetin rom dhe fëmijët për qarkun e Durrësit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti rom.

Qëllimi i seminarit ishte prezantimi i projektit “Çdo femijë rom në kopësht” dhe ndërgjegjësimi mbi problematikat per fëmijërinë e hershme të këtij komuniteti duke prekur fushat e edukimit, shëndetit, zhvillimit, integrimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre. Ky seminar shërbeu dhe për ndërgjegjësimin për  mbrojtjen e të drejtave të tyre në te gjithë komponentët si: e drejta e jetës, e mbijetesës dhe e drejta për zhvillim, e drejta për arsimim, e drejta për nivel jetese të përshtatshëm, e drejta për kujdes shëndetësor, mbrojtja nga të gjitha format e dhunës, mbrojtja nga shfrytëzimi ekonomik, mbrojtja nga trafikimi dhe çdo lloj forme e shfrytëzimit dhe e keqtrajtimit seksual.

Fjala e Z. Arben Isaku, ne emer te keshillit te Qarkut:

Te nderuar perfaqesues te Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise, te nderuar perfaqesues te UNICEF  dhe Shoqates Kristiane te Gruas Shqiptare, perfaqesues te njesive vendore, perfaqesues te drejtorive rajonale qarku Durres, si edhe te nderuar pjesemarres, ne emer te kryetarit te Keshillit te Qarkut Durres ju falenderoj per pjesemarrjen ne kete takim, frut i bashkepunimit tone me Unicef dhe Shoqates Kristiane te Gruas Shqiptare.

 

Keshilli i Qarkut Durres eshte i angazhuar aktivisht ne zbatimin e Strategjise Kombetare “Per permiresimin e kushteve te jeteses se komunitetit Rom” dhe Planin e Veprimit te “Dekades se Perfshirjes Rome” te cilat synojne reduktimin dhe parandalimin e margjinalizimit dhe perjashtimit social te komunitetit Rom, nxitjen e integrimit social dhe permiresimin e kushteve te jeteses se ketij komunitetit duke perfshire fusha te tilla si arsimin, punesimin, strehimin, artin dhe kulturen, pjesemarrjen ne rend dhe administrate publike etj…

 

Ne vijemesi te angazhimeve te mesiperme jemi mbledhur sot per te ofruar mbeshtetjen tone ne prezantimin e projektit “Çdo fëmijë Rom në kopsht’ një nismë e cila zbatohet nga UNICEF në bashkëpunim me – Shoqata Kristiane e Gruas Shqiptare dhe Observatorin për të Drejtat e fëmijëve.

 

Ne kuader te ketij bashkepunimi Keshilli i Qarkut Durres, ofron mbeshtetjen e plote me ane te strukturave te ngritura prane institucionit tone si Njesia per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijes dhe Grupi Teknik per Ceshtjet Rome duke synuar shkembimin e praktikave me te mira, identifikimin e mangesive, angazhimin e perbashket ne zbatimin e politikave per perfshirjen e romeve , bashkerendimin e punes ndermjet aktoreve lokale me qellim final permiresimin e jetes se ketij komunitetit.