“Eden Park – Për gjyshërit tanë” e kanë quajtur Vullnetarët e DYM pranë CSDC Durrës dhe Shërbimit Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Këshilli i Qarkut Durrës nismën e tyre në dobi të moshuarve. E kombinuar edhe me ditën e familjes, vullnetarët kanë inauguruar sot hapësirën e gjelbër në Qendrën Ditore të Moshuarve Durrës, ku gjyshërit do të shfrytëzojnë gjatë kësaj vere edhe ambientet jashtë qendrës. Të pranishëm në event ishin përfaqësues të Bashkisë dhe Këshillit të Qarkut Durrës, si edhe stafi i QDM. Nisma u bë e mundur nga mbështetja e Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme dhe financim të Qeverisë Suedeze.