x
K Q D

[layerslider id=”11″]
[space line=”yes”]

Më datë 17.03.2014 u organizua mbledhja e Këshillit të Qarkut Durrës me këtë rend dite:

  1. Miratim i struktures së Administratës së Këshillit të Qarkut Durrës.
    1. Miratim rregullores për funksionimin e Administratës së Këshillit të Qarkut Durrës.
    2. Miratim i nivelit të pagave për Administratën e Këshillit të Qarkut Durrës.
      1. Miratim i strukturës së Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale të Këshillit të Qarkut Durrës.
      2. Miratim i nivelit të pagave të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale të Këshillit të Qarkut Durrës.
      3. Miratim i buxhetit për vitin 2014 të Këshillit të Qarkut Durrës.
      4. Lirimi dhe emërimi i Drejtorit të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale Durrës.
      5. Miratim i linjave të transportit rrethqytetës.
      6. Miratim për dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut”.
      7.  Miratim i përberjes së komisionit të Mbrojtjes së Tokës së Qarkut.
      8.  Informacion për nxjerrjen nga përdorimi të disa aktiveve në Aparatin e Këshillit të Qarkut Durrës

 

Këshilli i Qarkut  Durrës , mbështetur në situatën ekonomike, diskutoi dhe miratoi projekt – vendimet për strukturën e  Administratës së Këshillit të Qarkut Durrës, rregullores për funksionimin e Administratës së Këshillit të Qarkut, nivelin e pagave për Administratën e Këshillit të Qarkut Durrës, strukturën e Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale të Këshillit të Qarkut Durrës dhe nivelin e pagave të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale të Këshillit të Qarkut Durrës.

 

Vëmëndja e mbledhjes së Këshilli të Qarkut u përqëndrua në analizën serioze të Buxhetit të Keshillit të Qarkut. Kryetari i Këshillit të Qarkut, Z. Alfred Mullaraj, pasqyroi problemet lidhur me realizimin e Buxhetit të Vitit 2013 si dhe objektivat dhe pasqyrën ekonomike për buxhetin e vitit 2014.

Kryetari i Këshillit të Qarkut, Z. Alfred Mullaraj, në analizën sintetike theksoi:

 

 

 

 

Të nderuar këshilltarë

 

Sot mblidhemi, siç edhe jeni njohur me rendin e ditës dhe materialet përkatëse, për të miratuar buxhetin e vitit 2014 me strukturat e administratës së Këshillit të Qarkut e të ndërmarrjes së rrugëve rurale me nivelet e pagave përkatëse së bashku me disa projekt vendime të tjera të cilat do të paraqiten për miratim në vijim.

 

Në zbatim të ligjit dhe mbështetur në një analizë të situatës ekonomike e veçanërisht të gjëndjes financiare ku ndodhemi aktualisht (me një borxh prej rreth 20 milion lekë), grupi i ngritur që punoi prej më shumë se 3 muaj për vlerësimin dhe analizimin e gjendjes doli me disa konkluzione.

 

  1. Të rritet efektiviteti në përdorimin e fondeve.

 

Kjo do të arrihet:

 

  • Duke ulur shpenzimet operative dhe përdorim me kursim të tyre.
  • Nëpërmjet ristrukturimit të administratës përfshire dhe atë të ndërmarrjes së rrugëve duke e bërë sa më efektive atë.
  • Nëpërmjet një riorganizimi ku të gjejnë zbatim kërkesat e ligjit e të rregullores me detyrat e funksionet e çdo drejtorie, sektori dhe specialisti.
  1. Të rriten të ardhurat e Këshillit të Qarkut Durrës.

 

Kjo do të arrihet:

  • Duke rritur nivelin e shërbimeve dhe efektivitetin e tyre në fushat përkatëse ( transport, urbanistike, kadastër etj).
  • Nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit dhe rakordimit të herë pas hershëm me komunat dhe Bashkitë për derdhjen e kontributeve sipas ligjit dhe buxheteve të miratuara, duke theksuar se këto kontribute zënë një peshë të konsiderueshme në të ardhurat e Këshillit të Qarkut dhe për më tepër në kushtet konkrete.

 

Dhe konkretisht

 

Pika e parë e rendit të ditës ka lidhje me miratimin e strukturës së administratës së Këshillit të Qarkut dhe nivelit të pagave. Siç shihet edhe nga pasqyra dhe relacioni bashkëlidhur numri i punonjësve gjithsej është 63 vetë, përfshirë edhe 5 punonjës të DAMT (Kadastrës). Propozohet që ky numër të reduktohet në 54 punonjës gjithsej. Në këtë numër të propozuar jemi përpjekur që situatën ta analizojmë edhe nga pikëpamja sociale.

 

Niveli i pagave është ruajtur ai aktual dhe nuk janë reflektuar në të ndryshimet e bëra në dy vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave.

 

Dhe për sa i përket ristrukturimit të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale jemi përpjekur te rrisim efektivitetin e punës së kësaj Ndërmarrjeje për realizimin e detyrave dhe funksioneve të saj dhe me strukturën e paraqitur nga 48 punonjës janë propozuar 41 të tillë. Edhe për ndërmarrjen niveli i pagave në përgjithësi është ruajtur ai aktuali.

 

Buxheti

 

Në buxhetin e vitit 2014 të paraqitur për miratim janë reflektuar dhe ndryshimet e propozuara më sipër që lidhen me ndryshimet e strukturave të administratës dhe Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale.

 

Fillimisht po ju paraqesim shkurtimisht një analizë të realizimit të buxhetit të vitit 2013, buxhet i cili u realizua në masën 73 % ose nga 118.710.000 lekë u realizuan 86.571.000 lekë i ndarë ky në programe sipas pasqyrave dhe grafikeve të paraqitur.

 

Të ardhurat e Këshillit të Qarkut u realizuan vetëm në masën 26 % dhe i gjithë deficiti u krijua si rezultat i mos realizimit te kontributeve nga ana e komunave dhe bashkive, kontribute që u realizuan në masën 6 %.

 

Ky realizim i të ardhurave u reflektua në njëfarë mase edhe në realizimin e shpenzimeve apo përdorimin e të ardhurave për vitin 2013 dhe konkretisht në shumën prej 90.582.000 lekë.

 

(Aparati i Këshillit të Qarkut + Ndërmarrja)

 

Fondi i pagave dhe Sigurimeve Shoqërore ——-64.596.000 lekë.

Këshilltarët ————————————————–6.864.000 lekë.

Shpenzimet Operative———————————— 8.250.000 lekë.

Investime dhe Studime————————————3.985.000 lekë.

Shpenzime Operative për Mirëmbajtje (ND)——-3.122.000 lekë.

Kujdesi Social, Turizëm dhe Kulturë etj———————-1.465.000 lekë.

Fond rezerve dhe Kontigjence—————————–2.300.000 lekë.

 

 

Për vitin 2013 dhe në vazhdim nëpërmjet granteve konkurruese janë planifikuar të realizohen tre objekte nga te cilët:

Rikonstruksioni i Rrugës së Kënetës me vlerë të kontraktuar 33.745.000 lekë arriti të përfundonte ndërsa dy objektet e tjera janë në proces dhe për të cilët po bëhen përpjekje për të siguruar financimet nga fondi i zhvillimit të rajoneve dhe Ministria e Financave.

 

Me poshtë paraqitet në mënyrë analitike dhe realizimi i programeve siç është ai në

infrastrukturë rrugore————————-

shërbim dhe kujdes social——————–

kulturë dhe turizëm—————————

administratën vendore—————————

dhe në atë të arsimit parauniversitar—————–

 

Buxheti 2014

 

Siç e theksuam edhe më lart buxheti i vitit 2014 që po paraqesim për miratim është mjaft i shtrënguar nga pikëpamja e të ardhurave që presim të realizojmë, pavarësisht nga granti prej 67.096.000 lekë i planifikuar nga Qeveria (10% më i lartë se i 2013).

Në total të ardhurat për vitin 2014 kapin një shifër prej 110.576.000 lekë (referuar tabelës përkatëse që gjenden në materialet e juaja).

Vlen të theksohet se në këto të ardhura një peshë të konsiderueshme zë edhe kontributi i komunave dhe bashkive, prandaj kërkohet mirëkuptimi i juaj për një realizim të plotë dhe në kohë të këtyre detyrimeve sa ligjore aq edhe institucionale.

 

Vetëm me një realizim të plotë e të ardhurave të planifikuara ne mund të realizojmë shpenzimet e parashikuara të vitit 2014, shpenzime këto që janë në kufirin minimal ekzistencial të Këshillit të Qarkut Durrës. Shpenzimet për vitin 2014 detyrimisht janë të balancuara me nivelin e të ardhurave dhe parashikohen  të jenë në shumën prej 110.576.000 lekë.

Ku sipas programeve kemi:

Programi i Infrastrukturës Rrugore – 36.149.000 lekë

Programi i Shërbimit të Kujdesit Social – 500.000 lekë

Programi i Kulturës dhe Turizmit – 1.400.000 lekë

Programi i Administratës Vendore – 71.544.000 lekë

 

Siç dhe paraqitet nëpërmjet materialit në mënyrë më analitike.

 

Përsa i takon ndarjes së përdorimit të shpenzimeve midis Aparatit të Këshillit të Qarkut dhe Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale ato paraqiten si me poshtë:

 

Aparati i Këshillit të Qarkut me një fond prej 78.592.000 lekë

Ndërmarrja e Rrugëve Rurale me një fond prej 31.984.000 lekë.

 

Dhe e ndare kjo në zëra kryesore të shpenzimeve paraqitet si vijon:

 

(Aparati i Këshillit të Qarkut + Ndërmarrja)

 

Fondi i pagave dhe Sigurimeve Shoqërore ——-69.091.000 lekë.

Këshilltarët ————————————————–8.580.000 lekë.

Shpenzimet Operative———————————–12.054.000 lekë.

Investime dhe Studime————————————6.328.000 lekë.

Shpenzime Operative për Mirëmbajtje (ND)——10.243.000 lekë.

Kujdesi Social, Turizëm dhe Kulture etj———————-1.980.000 lekë.

Fond rezerve dhe Kontigjencë—————————–2.300.000 lekë.

 

Mbështetur  në paraqitjen sintetike të Kryetarit të Këshillit të Qarkut dhe në raportin e detajuar të realizimit të Buxhetit të vitit 2013 dhe shifrat, objektivat dhe programet e Buxhetit të vitit 2014 (Buxheti paraprakisht kishte kaluar në sitën e komisionit të ekonomisë dhe të Kryesisë së Këshillit të Qarkut), Këshilli i Qarkut unanimisht miratoi buxhetin e Këshillit të Qarkut Durrës për vitin 2014.

 

Në vijim Këshilli i Qarkut Durrës miratoi edhe këto projekt vendime:

Lirimi dhe emerimi i Drejtorit te Ndermarrjes se Rrugeve Rurale Durres.

Miratimi i linjave te transportit rrethqytetes.

Miratimi për dhënien e titullit “Deshmor i Atdheut”.

Miratim i përberjes së komisionit të Mbrojtjes së Tokës së Qarkut.