Komuniteti INTERREG MED për Zhvillimin e Gjelbër organizon me sukses takimin e 3-të ndërkombëtar mbi Rolin e politikëbërësve rajonalë & vendorë në nxitjen e Inovacionit të Gjelbër!

Durres Albania

Mbi 90 palë të interesuara nga Rajonet MED dhe Ballkani u mblodhën ne Takimin e 3-të Ndërkombëtar te Komunitetit INTERREG MED për Zhvillimin e Gjelbër në Durrës më 15 dhe 16 Nëntor 2018. Veprimtaria u organizua nga Qarku i Durrësit, partneri Ballkanik i SYNGGI, Projekti Horizontal i INTERREG MED, i hartuar për zhvillimin e programit Komuniteti për Zhvillimin e Gjelbër.

Takimi i 3-të Ndërkombëtar i Komunitetit MED për Zhvillimin e Gjelbër i ofroi pjesëmarrësve të tij seanca për të debatuar mbi rolin e rëndësishëm të politikave dhe ndërhyrjeve të Zhvillimit të Gjelbër në fusha të tilla si financimi, prokurimi publik, elasticiteti dhe rivitalizimi rural, zhvillimi urban, bujqësia e qëndrueshme dhe industritë. Eventi përfitoi nga pjesëmarrja e një numri të madh të aktorëve MED, si autoritetet kombëtare, rajonale e vendore, kompani, shoqata profesionale dhe qendra kërkimore të ardhura nga Spanja, Franca, Italia, Greqia, Qipro, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Aktorë të ndryshëm institucionalë (ministri, institute kombëtare të statistikave, agjencitë e zhvillimit ndërkombëtar dhe rajonalë, bashki) nga rajone dhe vende të ndryshme prezantuan në katër panele nismat dhe vizionin e tyre mbi Inovacionin e Zhvillimit të Gjelbër – Konsiderata të përgjithshme mbi politikëbërjen e gjelbër; Mjetet e prokurimit dhe financimit të Zhvillimit të Gjelbër; Eksperiancat MED në nxitjen e politikave dhe inovacionit të gjelbër; Qytete të gjelbra për një Mesdhe më të gjelbër – dhe një tryezë të rrumbullakët mbi Përcaktimin e një strukture analitike kombëtare dhe rajonale për koherencën e politikave për zhvillim të qëndrueshëm.

Takimi u hap nga përfaqësues të nivelit të lartë rajonal e vendor: Presidenti i Këshillit të Qarkut Durrës, Z. Alfred Mullaraj; Prefekti i Durrësit, Z. Roland Nasto; Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Z. Vangjush Dako; Zv.Presidenti i Adriatic Ionian Euroregion, Z. Aldrin Dalipi; Sekretariati i Përgjithshëm Interreg MED, Znj. Maria Groueva.

Komuniteti INTERREG MED për Zhvillimin e Gjelbër përfaqëson një nga tetë komunitetet tematike të krijuara nga Programi INTERREG MED për zhvillim të qëndrueshëm të Rajonit të Mesdheut. Përbëhet nga mbi 150 autoritete publike, SME, organe kërkimore dhe OJQ të cilët janë të përfshirë si partnerë ose stakeholder. Qëllimi I tij është të promovojë një zhvillim të qëndrueshëm në zonën e Mesdheut bazuar në menaxhimin e shëndoshë të burimeve natyrore falë inovacionit dhe duke marrë parasysh efektet në tregun e punës duke promovuar drejtësine sociale dhe punët e gjelbra.

Ndiqni Komunitetin MED për Zhvillimin e Gjelbër në rrjetet sociale:

Dokumenti në Shqip: Kliko këtu për të shkarkuar

Document in English: Click here to download