Adriatic-Ipa-450x306    logoqarku2  star_logo1-450x306

Konferenca finale e Projektit “S.T.A.R”
Durrës
Hotel Leonardo
28 Shkurt 2014
Organizuar nga Këshilli Qarkut Durrës

Konferenca Finale e Projektit S.T.A.R u organizua nga Këshilli i Qarkut Durrës më datë 28 Shkurt 2014, në Hotel Leonardo në Durrës. Qëllimi i kësaj konference finale ishte prezantimi i rezultateve të Projektit S.T.A.R.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin: Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës Z. Alfred Mullaraj, Prefekti i Qarku Durrës Z. Rolant Xhelilaj, Kryetarët e Komunave dhe Bashkivë të qarkut, si bashkëpunëtorë të rëndësishëm në projektin S.T.A.R. gjithashtu të pranishëm ishin përfaqësues nga UKD, Drejtoria e Tatimeve, INSTAT, përfaqësues nga Organizata Shqiptare e Turizmit ATA, dhe një sërë pronaresh hotelesh dhe operatorësh turistikë.
Zj. Shani bëri një prezantim të shkurtër të projektit “Fillesat, implementimi dhe finalizimi i projektit S.T.A.R”. Një analizë e shkurtër mbi turizmin 2014, u prezantua nga Z. Xhelili. Gjatë konferencës, në pjesën e dytë të saj, pjesëmarrësit kishin mundësi të jepnin opinionin e tyre rreth projektit S.T.A.R dhe zhvillimin e turizmit në qark gjatë vitit 2013 dhe prespektiva per vitin 2014. U diskutua gjithashtu rreth detyrave kryesore të autoriteteve lokale per zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe sesi një sistem i mirë për mbledhjen e të dhënave mund ti vijë në ndihmë autoriteteve lokale për të përmirësuar punën e tyre në zhvillimin e turizmit për vitin 2014.

AXHENDA

10:00- 10:15

Regjistrimi pjesëmarrësve

10:15- 10:25

Hapja dhe fjala përshëndetëse e Kryetarit të Qarkut Z. Alfred Mullaraj

10.25- 10.35

Fjala përshëndetëse e Prefektit te Qarkut Durrës Z. Roland Xhelili

10.35-11.00

Pershendetje Bashkia Durres

10.45-11.00

“Projekti STAR, startimi, implementimi, finalizimi Projektit, permbledhje e rezultateve dhe realizimeve” – Project manager Mirela Shani
11.00-11.15

“Rezultatet e seminareve trajnues” – Zj. Stela Ramadani
11.15-11.30

Pushim kafe

Qarku i Durrësit në pritje të Sezonit Turistik 2014

Sfida dhe Përgjegjësi

11.30-12.30

Diskutime mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014, nga përfaqësues te Pushtetit lokal, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Operatorëve Turistikë dhe të gjithë aktorët e turizmit

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2013

Operatorët Turistikë, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014

Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014

Drejtori i Hekurudhes, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014

Drejtori i Drejtorisë se Policisë Durrës, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014

Drejtori i CEZ Shpërndarje, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014

Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizime, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014

Drejtori i Shërbimi Shëndetësore Rajonal, Durrës, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014

Drejtori i ARM, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014

Drejtori i Tatim Taksa, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014

Drejtori i Muzeut Kruje, mbi pregatitjet për sezonin turistik 2014

12.30-13.00

Pyetje dhe diskutime

13.00-13.30

Konkluzione

Fjala e Z. Alfred Mullaraj, Kryetar i Keshillit te Qarkut Durres

Të nderuar pjesëmarrës!
Sic dihet turizmi ne qarkun e Durresit eshte nje prioritet e ne te njejten kohe nje domosdoshmeri per zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social te rrethit. Plazhi i Durresit ka një nivel të lartë të frekuentimit nga pushues vendas e të huaj, duke bërë që turizmi të shndërrohet në nje industri ne rritje për këto zona.

Investimet në infrastrukturën rrugore, marketingu dhe rritja e intensitetit të marrëdhënieve ekonomike me vendet e tjera, ka bërë të mundur që vitet e fundit të ruhet tendenca pozitive e rritjes së vizitorëve të huaj dhe vendas.

Fenomeni turistik për shkak të natyrës komplekse dhe ndërlidhëse me sektorët e tjerë të ekonomisë, si edhe për shkak të matjes së shpeshtë të ndikimit të turizmit në GDP-në kombëtare, kërkon domosdoshmnërisht një sistem të fuqishëm statistikor, i cili duhet të furnizojë në mënyrë të vazhdueshme me informacione sasiore dhe cilësore cdo aktor në këtë industri gjithëpërfshirëse.
Bashkëpunimi rajonal në fushën e statistikave dhe studimit të tregut turistik, në kushtet e një konkurence tashmë të lartë në Europë dhe më gjerë, është shumë i nevojshëm për të qenë sa më efikas në veprimet që ndërmarrim.
Planifikimi i turizmit pa këto të dhëna vështirësohet, nëse nuk kemi një organizim të mbledhjes dhe analizimit eficient të të dhënave sipas standarteve nderkombetare në nivel kombëtar, rajonal, por edhe lokal. Në këtë drejtim, është shumë e rëndësishme të themi se duhen forcuar dhe përmirësuar sistemet e monitorimit të tregut turistik, duke analizuar vizitat turistike, shpenzimet, sjelljen, profilet e turistëve dhe karakteristika të tjera të dobishme.
Ne kete kuader Projekti STAR qe Keshilli i Qarkut Durres po finalizon synon te mbledhe perpunoje seleksionoje dhe analizoje informacionet e perfituara nga tregu turistik me teknologjine me te fundit te informacionit.
Nje pjese e rendesishme e ketij projekti eshte pikerisht mbledhja dhe analiza e informacionit statistikor per turizmin ne rajonet e Adriatikut, nepermjet nje portali turistik i cili do te kontribuoje ne menyre efektive per zvillimin e nje turizmi te qendrueshem ne rajonin e Durresit.
Natyrisht per te arritur te gjitha keto nevojitet bashkepunimi i te gjithe aktoreve te nivelit lokal dhe bashkite dhe komunat si edhe institucionet e tjera te nivelit lokal jane shume te rendesishme per realizimin e ketij procesi sa te rendesishem aq edhe te veshtire ne realitetin shqiptar. Duke shpresuar se mbledhja e sotme do ti sherbeje me mire zhvillimit te turizmit ne qarkun e Durresit dua ta mbyll duke i uruar sukses ketij projekti si edhe duke ju falenderuar te gjitheve per pjesemarrjen.

Se pari dua te falenderoj te gjithe pjesemarresit ne kete Konference Finale te Projektit STAR, ne menyre te vecante falenderoj Kryetarin e Keshillit te Qarkut Durres Z.Alfred Mullaraj, Prefektin e Qarkut Durres Z. Roland Xhelili, Kryetarin e Bashkise Durres Z. Vangjush Dako, per mbeshtetjen dhe kontributin e tyre ne zhvillimin e projektit STAR si edhe te gjithe stafin e Projektit STAR per punen e bere gjate implemntimit te projektit

Znj. Mirela Shani, koordinatore e projektit
Projektit STAR, eshte realizuar ne kuadrin e Programit IPA Adriatik, dhe Qarku i Durresit ne te merr pjese si partner se bashku me dias rajone te tjera te zones se Adriatikut

  • Rajoni Emilia-Romagna (i cili eshte edhe Partner Leader)
  • Rajoni i Opatijas ne Kroacia
  • Provinca e Riminit
  • Rajoni Puglia
  • Kantoni i Zenica-Doboj (Bosnje)
  • Rajoni Marche
  • Rajoni Veneto
  • Rajoni Abruzzo
  • Rajoni i Korfuzit (Greqia)

Projektit STAR, eshte nje projekt qe ka si objektiv kryesor të krijojë “njohuri të përbashkëta per turizmin ne zonën turistike të adriatikut” duke u fokusuar kryesisht ne te dhenat statistikore per turizmin ne kete zone. Projekti synon që informacionet mbi flukset turistike të bëhen më të efektshme, lehtësisht të arritshme dhe të besueshme, duke siguruar njohuritë dhe instrumentet e përshtatshme në zonën turistike të Adriatikut, per te ndihmuar hartuesit e politikave të përpunojnë politikat qeveritare dhe strategjitë e reja turistike. Projekti gjithashtu ofron instrumente për bizneset turistike që të dinë pozicionin e tyre në tregjet lokale, karakteristikat dhe evoluimin e klientëve të tyre.
Pra ne pergjithesi projekti ka si objektiv te tij kryesor turizmin dhe sic jemi mesuar te themi shpesh Turizmi është një nga prioritetet kryesore të Qarkut te Durrësit madje kohët e fundit mund te themi se turizmi është bërë një industri në rritje. Durrësi është ne fakt qendra kryesore turistike e turizmit masiv duke siguruar rreth 40% te akomodimit turistik të të gjithë Shqipërisë, por megjithatë ne jemi ende larg realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit në zonën e Durrësit.

Natyrisht zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm është një çështje shumë komplekse e cila varet nga shumë faktorë politikë, kombëtare, lokale, administrative dhe ligjore. Por përveç të gjithave këtyre një faktor shume i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit është “statistika dhe planifikimi”, dhe eshte për këtë arsye qe Projekti STAR është konsideruar si një projekt shumë i rëndësishëm për Qarkun e Durrësit.

Web-Portali i STAR i cili është edhe një nga arritjet kryesore të realizuar nga projekti, eshte në fakt portali i parë në qarkun e Durrësit për mbledhjen e të dhënave për turizmin, dhe ne dëshirojmë dhe shpresojmë qe ky portal te mund të përdoret si nje praktike e mire për zhvillimin e turizmit jo vetëm në Durrës, por edhe ne Shqipëri.

Webportali STAR lejon:
Komunikimin online te te dhenave statistikore turistike, ne lidhje me frekuentimin turistik
Grumbullimin e te dhenave mjedisore dhe te te punesuarve ne sektorin e turizmit
dhe Analizimin e permbushjes se kerkesave te konsumatorit

Gjatë zbatimit të Projektit STAR stafi i Projektit, pervec realizimit te portalit STAR, dhe publikimit te nje sere dokumentesh e studimesh per mledhjen e te dhenave, jane realizuar edhe nje sere aktivitetesh promovuese nga te cilat si me te rendesishme mund të përmendim realizimin e disa (workshopeve dhe seminareve) njëri prej tyre workshop ndërkombëtar me temën * vlera e informacionit të përbashkët si nje mjet për zhvillimin e turizmit në zonen e Adriatikut * . jane realizuar gjthashtu seminare lokale promovuese për projektin STAR, dhe Portalin STAR. Këto evente kane promovuar jo vetëm projektin STAR dhe programin IPA, por edhe zhvillimin e turizmit ne qarkun e Durresit. Gjithashtu keto aktivitete promovues kane shërbyer për një përfshirje më të mirë të bizneseve turistike, Administratatave publike dhe të gjitha grupeve te interesuara në zhvillimin e projektit.

Gjatë seminareve dhe workshopeve eshte analizuar zhvillimi i turizmit në Qarkun e Durresit si edhe nevoja per nje sistem per mbledhjen e te dhenave mbi turizmin në rajonin e Durrësit, ne Shqipëri dhe zonen e Adriatikut.

Në kuadër të projektit STAR jane nënshkruar 50 marrëveshje bshkepunimi me Administratat Publike, lokale dhe hotelet kryesore të Qarkut Durrës për pjesëmarrje në rrjetin STAR, dhe ne kemi bërë edhe instalimin dhe përshtatjen e portalit te STAR për këto hotele dhe Administrata Publike lokale, si edhe trainimin e stafit qe do te beje perpunimin e te dhenave nepermjet portalit STAR, proces ky qe eshte ne vazhdim nga sektori i turizmit ne Qarkun e Durresit. Në të ardhmen ne shpresojmë të realizojme pjesëmarrjen e të gjitha ndërmarrjeve turistike në rrjetin STAR dhe realizimin e mbledhjes së të dhënave në të gjithë rajonin e Durrësit nëpërmjet portalit STAR, por sigurisht kjo gje kerkon shumë punë, vullnet të mirë dhe bashkëpunimin te të gjithë aktorëve të turizmit në Qarkun e Durresit edhe me gjere.

Pra, tani ne perfundim te ketij projekti mund të themi se pavarësisht nga të gjitha vështirësitë dhe sfidat, ne i kemi realizuar me suksese objektivat kryesore të Projektit.

Falë Projektit STAR, ne tani kemi një njohuri më të mirë për zonën turistike të Adriatikut, vecanerisht në lidhje me sistemin e mbledhjes së të dhënave per turizmin në këtë zone, si dhe një nivel më të mirë të teknologjisë ne saje te portalit STAR.

Portali STAR si një mjet i ri për grumbullimin e të dhënave statistikore në turizëm, na ka ofruar mundesine për të mbledhur të dhënat turistike, ti krahasojme dhe ti perpunojme ato sipas teknologjise bashkekohore.

Së fundi mund të themi se të gjithe këto Projekte te Programit IPA dhe përvoja ne pergjithesi na kanë ndihmuar shumë për të krijuar një vizion.

Vizioni i cili në të ardhmen mund të kthehet në objektiva, Objektiva te cilat me kohën dhe hap pas hapi, me shumë punë edhe perpjekje ne shpresojme qe te mund ti realizojme.

Prezantim per projektin STAR (lexo)