(Project Outputs Publication)

  1. Toward a VET Cross Border Network  in the Adriatic Ionian Macro Region
  2. VET and local labour market needs in the Adriatic Ionian Macro Region
  3. Framework for a Locally Managed VET System in the Adriatic Ionian Macro Region

Në kuadër të Projektit DELMVET – IPA Adriatic Cross Border Cooperation 2007-2013, financuar nga Bashkimi Evropian,  dhe në zbatim të Paketës së Punes WP3, në datë 25 shkurt 2014 u organizua Konferenca Finale mbi Arsimin Pas Sekondar, në ambientet e Hotel “Leaonardo”, Durrës.

Konferenca u organizua nga Këshilli i Qarkut Durrës më qëllim prezantimin e mundësive të reja të pilotimit të Arsimit Pas Sekondar, i administruar në nivel lokal.

Sipas axhendës së saj kjo konferencë startoi me fjalën e mirësëardhjes, e cila u mbajt nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Z.Alfred Mullaraj ku ndër të tjera falenderoi pjesëmarrësit dhe uroi për një zhvillim efikas të konferencës.

Z. Rolant Xhelilaj, Prefekt i Qarkut të Durrësit, përgëzoi Këshillin e Qarkut Durrës lidhur me këtë iniciativë evropiane dhe uroi pjesëmarrësit në punën e tyre.

Të ftuar të rëndësishërm në konferencë ishin Zj. Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Evropian e cila pershëndeti në fjalën e saj Këshillin e Qarkut Durrës dhe uroi për zhvillime të tjera të ngjashme në perspektivë dhe Zj. Nora Malaj, Zv.Ministre e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

E rëndësishme për këtë konferencë ishte përfaqësimi ndërkufitar nga partnerët e këtij projekti të cilët vijnë nga vende te ndryshme të rajonit të Adriatikut si: Dhoma e Tregtisë Beograd- Serbi, Cooss Marche-Itali, Regione Marche-Itali dhe MSC Onlus Sarajevo-Bosnje Herzegovinë.

Të gjithë partnerët e projektit prezantuan output-et e tyre jo vetëm në kuadër të punës individuale por dhe si rezultat i kësaj sipërmarrjeje të suksesshme bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Adriatikut duke shërbyer si një prakikë e mirë për tu ndjekur në të ardhmen.

Në këtë konferencë nuk mund të mungonte pjesëmarrja e aktorëve të rëndësishëm të arsimit dhe formimit profesional në nivel kombëtar dhe rajonal, si Agjencia Kombëtare e AFP, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, etj.

Ne fund të konferencës, në nder të pjesëmarrësve u shtrua një drekë në ambientet e Hotel “Leonardo”.

 

 

Fjala e Kryetarit të Këshillit të Qarkut, Z. Alfred MULLARAJ

 

Të nderuar pjesmarrës !

 

Së pari ju shpreh falenderimet e mia për pjesmarrjen në këtë konferencë e  cila daton me realizimin e projektit Delmvet.

 

Si Titullar i Institucionit të Këshillit të Qarkut Durrës, institucion që ka qenë në rolin e Lead Partner-it në këtë projekt, shpreh një falenderim të vecantë për z. Seid Kërtusha, ish kreun e Këshillit të Qarkut Durrës, për angazhimin e tij maksimal lidhur me përfitimin e këtij projekti si dhe me ndjekjen e ecurisë së tij në disa etapa.

 

Nuk mund të le pa përmendur edhe punën profesionale  të stafit të Këshillit të Qarkut Durrës të kryer në këto dy muajt e fundit qëkurse unë kam marrë detyrën e kreut të këtij institucioni, si dhe angazhimin e tij për përfundimin me sukses të projektit.

 

Projekti Delmvet ka si qëllim që të shërbejë si shtysë për realizimin e njërit prej prioriteteve të qeverisë shqiptare që është orientimi i rinisë drejt arsimit profesional. Vetëm në këtë mënyrë ne do të rrisim dhe zhvillojmë një brez të rinjsh të përgjegjshëm dhe të aftë për të  përballuar sfidat e zhvillimit të vendit si dhe do të krijojmë tregun real të punës.

 

Duke u nisur nga afatet e projektit, aktiviteti i sotëm do të duhej të ishte kryer nga pararendësi im por që nuk u realizua për shkak të mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë së shkuar. Kjo mungesë bashkëveprimi solli një vonesë prej 6 muajsh në realizimin e projektit. Ndërkohë që sot ministritë e linjës na kanë ndezur dritën jeshile që gjithcka të realizohet ashtu sikurse e kërkojnë edhe kriteret e projektit në fjalë.

 

Më duhet të përmend në mënyrë të vecantë mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që me largpamësinë dhe horizontin e të menaxhuarit të problematikave krijoi një vizion pozitiv për realizimin e produkteve të projektit duke na nxjerrë faqebardhë përballë institucioneve ndërkombëtare.

Po ashtu do të ishte e pamundur një përmbyllje e kësaj natyre pa ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Integrimit Evropian. Kjo ministri luajti rolin fisnik të këshilluesit dhe udhëheqësit të palodhur deri në përfundimin e projektit. Nëpërmjet Zyrës së Niveli të Parë të Kontrollit,ajo na orientoi drejt standardeve europiane në mënyrë që puna të ecte mbarë dhe të sigurohej certifikimi i projektit.

Këshilli i Qarkut ka pasur edhe mbështetjen e Minisitrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë e cila tashmë është pjesë e këtij projekti dhe që garanton një bashkëpunim afatgjatë me institucionin tonë.

 

Duke dashur t’ ju marr edhe pak kohë do të doja të tregoja disa prej arsyeve që cuan në aplikimin dhe më pas në realizimin e këtij projekti.

 

Si vendi ynë ashtu edhe vendet e tjere të cilët i përkasin Rajonit të Adriatikut, për rreth një dekadë kanë eksperimentuar rrjedhat intensive të krahut të punës. Ata kanë konstatuar se  lëvizja e forcës punëtore zhvillon një “shkëmbim” të rëndësishëm kulturor  dhe marrëdhënie ekonomike në kuadër të “rajonit gjeografik “, por  kjo fuqi punëtore nuk është  mbështetur nga strategji më të gjera në nivele institucionale si dhe nga politika të përbashkëta për arsimin dhe formimin profesional.  Rajoni  Adriatikut, në kuadër të perspektivës së sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), tregon probleme te lëvizshmërisë për shkak të mungesës së kualifikimeve profesionale të përbashkëta. Situata aktuale tregon një skenar kompleks, e karakterizuar nga ndryshimet përkatëse në mes të sistemit të arsimit / formimit dhe sistemit te qeverisjes.

Qarku i Durrësit në vecanti, karakterizohet nga një shkallë e lartë  emigrimi, si dhe nga vështirësi të shumta për të përballuar ndryshimet mëdha strukturore të shkaktuara gjatë tranzicionit politik dhe ekonomik të cilat kanë ndryshuar në mënyrë drastike statusin e tregut të punës në lidhje me kualifikimet dhe aftësitë profesionale. Arsimi Profesional dhe sistemi aktual i formimit në këtë fushë nuk kane qenë në gjendje të përshtaten me kërkesat e vendosura nga këto ndryshime. Sistemi pas sekondar i Formimit Profesional nuk është zhvilluar ende. Kështu, ka shumë pak mundësi për të rritur nivelin e punësimit në Rajon. Për më tepër, në nivel kombëtar, sistemi i Formimit Profesional është shumë i centralizuar dhe jo mirë i harmonizuar me standardet e BE. Njohuritë dhe shkëmbimi  i përvojës në këtë fushë me vendet e tjera të Rajonit të Adriatikut janë gati inekzistente. Ka një nevojë të rëndësishme për krijimin e një rrjeti aktiv dhe të qëndrueshem rajonal të Arsimit dhe Formimit Profesionale, studime mbi nevojat lokale të tregut të punës, etj.

Për këto arsye, në kuadër të Programit IPA ADRIATIC CROSS BORDER 2007 – 2013, Këshilli i Qarkut Durrës në bashkëpunim me autoritetet qendrore dhe lokale të vendeve të rajonit si Italia,Bosnje-Hercegovina dhe Serbia fitoi të drejtën dhe implementoi projektin DELMVET – Zhvillimi i një modeli menaxhimi eficent lokal të arsimit dhe formimit profesional, duke u fokusuar në arsimin profesional pas/sekondar.

 

Projekti synoi:

Të vendosë një Rrjet të Arsimit dhe Formimit Profesional të qëndrueshëm dhe aktiv si një forum të shkëmbimit të eksperiencës dhe praktikës së mirë;

Të harmonizojë sistemin e Arsimit dhe Formimit Profesional në mënyrë që ti përgjigjet sa më mirë nevojave të tregut lokal të punës;

Të vendosë një model pilot të Arsimit dhe Formimit Profesional pas sekondar të integruar brenda sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional të menaxhuar lokalisht, i cili më tej mund të përhapet në nivel kombëtar.

 

Produkti i këtij projekti është një strategji e përbashkët e transferimit të përvojave dhe praktikave më të mira të sistemit jo akademik të Arsimit dhe Formimit Profesional; pra të Arsimit dhe Formimit Profesional Sekondar.

 

Menaxhimi i Projektit

Menaxhimi i Projektit “DELMVET”  ishte përgjegjësi  e Përfituesit Kryesor, i cili mori  përsipër  të gjithë koordinimin e nevojshëm gjatë implementimit, komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, dhe koordinimin e aktiviteteve midis partnerëve të angazhuar në projekt,  duke përfshirë këtu përgjegjësinë e plotë administrative dhe financiare.

Gjej mundësinë këtu të përshëndes kontributin dhe të jap vlerësimin tonë për punën e konsiderueshme, serioze dhe produktive të partnerëve të projektit:

  1. COOSS Marche, Ancona Itali,
  2. Autoriteti Rajonal Marche, Ancona Itali,
  3. Dhoma e Tregtise Beograd Serbi,
  4. MSC Onlus  Bosnje Hercegovine

 

Si edhe të bashkëpunëtorëve të projektit:

 

  1. Agjensia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional
  2. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit
  3. Shkolla Profesionale “Beqir Cela”
  4. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës.
  5. Qendra Kulturore Bosnjë

 

Si rezultat i punës trevjecare të bërë në menaxhimin dhe implementimin e projektit DELMVET,  janë prodhuar dhe implementuar një numër pyetësorësh, janë organizuar tavolina të rrumbullakta dhe workshope me grupet e interesit, janë siguruar një numër  produktesh si Studimi  i Institucioneve të Arsimit dhe Formimit Profesional në vendet partnere, Analiza e Tregut të Punës në Shqipëri, Serbi dhe Bosnje Hercegovinë, janë përgatitur 2 draft kurrikula në profilet prioritare në bazë qarku, bashkë me udhëzuesit përkatës, është hartuar Studimi i Fizibilitetit mbi 2 profilet prioritare, Studim Fizibiliteti mbi Modelin Pilot të Menaxhuar në nivel Lokal, janë ngritur dhe pajisur me infrastrukturën dhe pajisjet përkatëse dy klasa pranë Shkollës “Beqir Cela” Durrës,   dhe janë në proces fillimi të dy kurset  njëvjecare në dy profilet prioritare.

Me këtë Konferencë, mendojmë se kemi arritur të japim kontributin tonë si Këshilli i Qarkut Durrës, që nëpërmjet projektit DELMVET, në kuadër të programit Ndër Kufitar IPA, në bashkëpunim me Partnerët dhe bashkëpunëtorët e projektit  ofruam mundësinë e një tjetër alternative të implementimit të arsimit profesional pas sekondar në vend.

 

Ju faleminderit