Ditën e hënë, më datë 10 nëntor, Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, z. Mullaraj, priti në një takim kortezie Komandantin e nëndetëses turke “TCG SAKARYA”. Nëndetësja turke është ankoruar në portin e qytetit të Durrësit për një vizitë 3 ditore, në zbatim të programit të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë. Qëllimi i kësaj vizite është njohja me zhvillimet e Forcës Detare shqiptare dhe forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si vende anëtare të NATO.

Gjatë takimit në Këshillin e Qarkut u nënvizua tradita miqësore mes dy popujve tanë, fushat e bashkëpunimit midis dy vendeve, veç atij ushtarak dhe thellimi i këtij bashkëpunimi në turizëm, ku mundësitë janë më të mëdha.