Me datë 11.11.2015 në sallën e Këshillit të Qarkut Durrës u zhvillua mbledhja e radhës së këtij Këshilli, e cila kishte si qëllim zgjedhjen e Kryesisë së Këshillit të Qarkut Durrës, zgjedhjen e Zëvëndës Kryetarit dhe Sekretarin e këtij Këshilli.

Gjatë mbledhjes u zgjodh z. Isuf BAKU në detyrën e  Zëvëndës Kryetarit të Këshillit të Qarkut Durrës dhe z. Artan ZAIMI në detyrën e  Sekretarit të Këshillit të Qarkut Durrës.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje gjithashtu u zgjodh Kryesia e  Këshillit të Qarkut Durrës e përbërë nga z. Vangjush DAKO, z. Alfred MULLARAJ, z. Isuf BAKU, z, Ardian KOKOMANI dhe z. Artur BUSHI.