Me datë 15.10.2015 në sallën e Këshillit të Qarkut Durrës u zhvillua mbledhja e parë e këtij Këshilli, e cila u thirr dhe u drejtua  nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit, z. Vangjush DAKO, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë më të madhe qendër-qark.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Qarkut, me votim unanim nga këshilltarët e majtë dhe të djathtë, Kryetar i Këshillit të Qarkut u ri-zgjodh z. Alfred MULLARAJ.