x
K Q D

[layerslider id=”24″]
[space line=”no”]

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, së bashku me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Krujës dhe komunitetin e biznesit artizanal, ditën e enjte, më datë 4 shtator 2014, nënshkruajtën Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Projektit për Rigjallërimin e Pazarit të Krujës.

Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Këshilli të Qarkut Durrës, z. Alfred Mullaraj.

Projekti i ka në kuadër të tij krijimin e shoqatës “TID Kruja”, një partneritet publik-privat, me qëllim përmirësimin e zonës turistike të qytetit. Përmes këtij projekti do të rehabilitohet kalldrëmi tek Pazari i Vjetër, do të rinovohen çatitë dhe fasadat e dyqaneve, do të çertifikohen produktet artizanale si dhe do të mbështeten bizneset në këtë Pazar, për të përmirësuar modelin e tyre të biznesit.

Përmes këtij projekti krijohet një model unik i menaxhimit të zonave turistike, për tu përshtatur më pas edhe në qytete të tjera që kanë potenciale të ngjashme në zhvillimin e turizmit.

Projekti është një  investim prej 800,000 dollarësh i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillimin.