Keshilli i qarkut

Adresa

Sheshi Liria
nº 2
Durres

Regjistrohuni per Newsletter
E-Mail
Qarku Durres

 

"Durresi Rajon Evropian"

Java Evropiane

3-9 Maj

Aktivitetet:

 

3 maj 2010.....

4 maj 2010....

5 maj 2010.....

6 maj 2010.....

7 maj 2010......

8 maj 2010.....

9 maj 2010.....

 Materiale te emetuara nga Keshilli Qarkut

1. Fletepalosje-EU (1) 

2. Fletepalosje-EU (2)  

3. Fletepalosje-EU (3)  

4. Fletepalosje-EU (4)  

2. Ftesat  1   2   3  4 

PROGRAM I JAVES EVROPIANE

3-9 MAJ 2010

3 maj 2010

¨ Seminar me teme: “Dialogu interkulturor parim baze i qytetarise demokratike dhe integrimit evropian”.

Hotel Adriatik, ora 930- 1300

¨ Konkursi midis shkollave te mesme:

“Sukthi i Ri” - “Leonik Tomeo”
P.Kultures “A. Moisiu”, 1300- 1500.

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

Holli i Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”.

¨ Koncert sinfonik, Orkestra e Harqeve “Jan Kukuzeli”

Pallati i Kultures “Aleksander Moisiu”, ora 1900.

4 maj 2010

¨ Konkurs midis shkollave te mesme:

“Skenderbeu” - “Shote Galica”.

P.Kultures “A. Moisiu”, 1300- 1500.

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

Holli i Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”.

¨ Performance koreografike, Balet Modern, “Diade- Zvicra”, P.Kultures “A. Moisiu”, ora 2000 -2100

5 maj 2010

¨ Konkurs midis shkollave te mesme:

“16 Shtatori” - “Olsi Lasko”

P.Kultures “A. Moisiu”, 1300- 1500 .

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

Holli i Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”.

¨ Koncert, Grupi Folklorik i Qarkut Durres (ne Sukth-Manez).

6 maj 2010

¨ Konkurs midis shkollave te mesme:

  “Gjergj Kastrioti”-“Naim Frasheri”

P.Kultures “A. Moisiu”, 1300- 1500

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

Holli i Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”.

¨ Koncert,Grupi Folklorik i Qarkut Durres (ne Kruje).

7 maj 2010

¨ Konkurs, gjysemfinalistet e shkollave te mesme

P.Kultures “A. Moisiu”, Ora 1300- 1500

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

            Holli i P.Kultures “A. Moisiu”.

8 maj 2010

¨ Finale e madhe midis shkollave te mesme.

P.Kultures “A. Moisiu”, Salla Odeon, 1000- 1200 .

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

Holli i P.Kultures “A. Moisiu”.

¨ Koncert recital, i ftuar Sherif Merdani

P.Kultures “A. Moisiu”, ora 1900

9 maj 2010

¨ Performance artistike dhe ndarja e cmimeve fituese me rastin e Dites se Evropes 9 Maj 2010.

P.Kultures “A. Moisiu”, ora 1800-2000

 3 maj 2010

¨ Seminar me teme: “Dialogu interkulturor parim baze i qytetarise demokratike dhe integrimit evropian”.

Hotel Adriatik, ora 930- 1300

¨ Konkursi midis shkollave te mesme:

“Sukthi i Ri” - “Leonik Tomeo”

P.Kultures “A. Moisiu”, 1300- 1500.

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

Holli i Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”.

¨ Koncert sinfonik, Orkestra e Harqeve “Jan Kukuzeli”

Pallati i Kultures “Aleksander Moisiu”, ora 1900.

 

Starton në Durrës Java Europiane e Kulturës”Durrësi Rajon Evropian”.

Këshilli i Qarkut të Durrësit me moton”Durrësi Rajon Evropian” nisi javën Europiane të Artit, Kulturës dhe Identitetit Europian.

E konceptuar si një festë me rastin e 9 majit “Ditës së Europës”, java europiane synon që të përfshijë në aktivitete të larmishme një numër të madh pjestarësh të komunitetit tonë i shtrirë në të gjithë qarkun. Kjo në mënyrë që ata të përgatiten si qytetarë të BE duke njohur më parë strukturën e këtij Bashkimi të Madh Kombesh.

Aktiviteti është shtrirë nga data 3 deri  me 9 Maj. Janë parashikuar të organizohen seminare, konkurse të ndryshme, ekspozita e të tjera aktivitete,  kryefjala e të cilave është BE.

 SEMINAR

”Dialogu interkulturor parim baze  i qytetarise demokratike dhe integrimit europian”

 

Java Europiane u cel me seminarin ”dialogu interkulturor parim bazë i qytetarisë demokratike dhe integrimit evropian”. Në këtë aktivitet, që u zhvillua në mjediset e Hotel ”Adriatik” në plazhin e Durrësit, morën pjesë intelektualë të qytetit, nxenes e studente, perfaqesues te pushtetit,  ndërsa referuan lektorë të njohur të botës akademike.

Në fjalën e tij kreu i qarkut të Durrësit Seid Kërtusha tha se”Java Europiane” është realizuar falë një bashkëpunimi me 6 bashkitë e qarkut si dhe me bashkëpunimin e Universitetit Europian të Tiranës dhe me aktorë të tjerë. Vitin që shkoi në kuadrin e kësaj dite u trajtua sipërmarrja e turizmit kulturor. Këtë vit gama e veprimtarive është më e gjerë. Kemi përgatitur një set me fletë palosje për BE dhe do ta shpërndajmë në të gjitha shkollat e mesme të qarkut. Mediat lokale kanë qenë promotorë të pasqyrimit të veprimtarive të qarkut me objekt BE”.

Më pas përshëndetën kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili tha se ”kjo është një nismë kurajoze e qarkut të Durrësit. Durrësi ka se cfarë të ofrojë. Në këtë mënyrë plotësohet ajo dëshirë e shqiptarëve që ta kenë vendin e tyre si gjithë Europa”.

Ndërsa prefekti i Durrësit Genc Alizoti theksoi se ”aspirata për të qenë pjesë e BE lidh fatet e zhvillimit të sotëm me të ardhmen  e vendit tonë”.

 

Akademikët.

Më pas fjala ishte e akademikëve të cilët u përpoqën që të sillnin përpara pjesmarrësve historinë e BE që në znafillë si dhe strukturat dhe sfidat me të cilat ai ndeshet si dhe pozicionin e vendit tonë si një vend aspirant për në BE.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës Adrian Civici hodhi dritë mbi temën ”E kemi Shqipërinë si gjithë Evropa. Paralele mes natyrës bashkëkohore të fenomeneve evropiane dhe shqiptare”

Ai theksoi se BE është bazuar në bashkimin e rajoneve dhe jo të kombeve. Ndërsa sqaroi të ardhmen ekonomike dhe rolin e lekut e të euros në vendin tone si dhe zëvendësimin e të parit me monedhën europiane në këtë periudhë tranzite.

Rektori i Universitetit të Durrësit Agim Kukeli foli për ”Infrastrukturën ekonomike të BE”. Ai sqaroi pjesmarrësit për institucionet dhe bankat e BE dhe mënyrën e vendimmarrjes.

Ndërsa Dr.Grida Duma, pranë Universitetit të Tiranës, referoi për ”Integrimin europian në dimensionet e zgjerimit dhe thellimit si sfida më e madhe për shoqërinë shqiptare”.

Duma tha se sfidat tona që kërkojnë zgjidhje janë disa por më e rëndësishmja është zhvillimi ekonomik i vendit.

Në fund Prof.As.Dr.Xhezair Zaganjori foli ”për zhvillimet aktuale të BE”.

Si njohës i mirë i BE ai cilësoi se janë disa sfidat me të cilat po ndeshet BE sot. E tillë është sfida e zgjerimit, ajo e përfshirjes së Anglisë në familjen e BE , sfidat e energjisë, pasi në skenë janë shfaqur sërish Centralet bërthamore e të tjera me të cilat natyrisht që do të ndeshet edhe vendi ynë në përpjekjen përe të qenë pjesë e BE.

        Pas seminarit që u organizua në mjediset e hotel”Adriatik”në plazhin e Durrësit, i cili celi siparin e aktiviteteve të” Javës Europiane”, dita e parë vazhdoi me konkursin “Europa dhe Unë”. Në këtë konkurs marrin pjesë 8 shkolla të mesme të qarkut të Durrësit, prej të cilave 6 në rrethin e Durrësit dhe 2 nga rrethi i Krujës.

Modelimi i këtij konkursi është realizuar nga Universiteti Europian i Tiranë, e po prej tyre është realizuar edhe moderimi i tij.

Literatura për përgatitje për këtë konkurs është shpërndarë 1 muaj më parë.

Dueli i parë ishte midis shkollave të mesme “Leonik Tomeo” në qytetit të Durrësit dhe Shkollës “Sukth i Ri”.Konkursin e fitoi skuadra e shkollës së Sukthit me rezultatin 31 me 25.

        Ndëra pas dite në sallën e madhe të pallatit të kulturës”A.Moisiu”u shfaq një koncert sinfonik i orkestrës së harqeve të shkollës “Jan Kukuzeli” Durrës.Në repertor bënin pjesë emra të mëdhenj të muzikës botërore por edhe të autorëve të spikatur vendas.

 

4 maj 2010

¨ Konkurs midis shkollave te mesme:

“Skenderbeu” - “Shote Galica”.

P.Kultures “A. Moisiu”, 1300- 1500.

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

Holli i Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”.

¨ Performance koreografike, Balet Modern, “Diade- Zvicra”,

P.Kultures “A. Moisiu”, ora 2000 -2100

  Në ditën e dytë të Javës Europiane aktivitetet nisën me celjen e ekspozitës së spikturës të nxënësve të Shkollës së Mesme Artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit.

Ekspozita u organizua në hollin e pallatit të kulturës ”A.Moisiu” të qytetit. Në ekspozitë morën pjesë 28 nxënës të kësaj shkolle. Ajo do të qendrojë e hapur deri me datën 9 maj.

Në ceremoninë e celjes së ekspozitës morën  pjesë intelektualë, të rinj dhe mësues të shkollave të mesme të qytetit të Durrësit. Në këtë veprimtari mor pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut të Durrësit Seid Kërtusha. Në fjalën e tij përshëndetëse ai përgëzoi të rinjtë pjesmarrës në konkurs si dhe stafin e shkollës “Jan Kukuzeli” për punën e kryer prej tyre. Ai tha  se në fund të konkursit do të ketë edhe cmime për punimet më të mira.

        Pikturat e paraqitura në konkurs, nëpërmjet simbolikave i bëjnë jehonë BE dhe qasjes së vendit tonë karshi këtij organizmi.

        Më pas u zhvillua dita e dytë e konkursit ”Europa dhe unë”. Në ditën e dytë shorti vuri përballë shkollat e mesme “Skënderbeu”të Krujës dhe “Shote Galica” të Fushë Krujës. Garën e fituan krutanët me 27 pike kundrejt 25 pike te shkolles “Shote Galica”, të cilët kanë siguruar një biletë për më tej.

        Ndërsa pasdite aktivitet vazhduan me një koncert të muzikës moderne.

 

5 maj 2010

¨ Konkurs midis shkollave te mesme:

“16 Shtatori” - “Olsi Lasko”

P.Kultures “A. Moisiu”, 1300- 1500 .

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

Holli i Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”.

¨ Koncert, Grupi Folklorik i Qarkut Durres (ne Sukth-Manez).

Dita e tretë.

Dita e tretë e Javës Europiane vazhdoi me konkursin ”Unë dhe Europa” ku u përballën Shkollat e mesme “Olsi Lasku” e Durrësit dhe “16 shtatori” e Shijakut. Takimi ndërmjet tyre u karakterizua nga një rivalitet i fortë dhe takimi u vendos vetëm me 1 pikë diferencë për ekipin shijakas.Takimi u mbyll 23-22.

Pas takimit të tretë të konkursit ”Europa dhe Unë” ajo që bie në sy është serioziteti me të cilën janë përgatitur të rinjtë gjimnazistë. Ata nuk e kanë konsideruar këtë aktivitet si një shëtitje qejfi por janë obliqua që të japin më të mirën duke akumuluar një kulturë të munguar për BE ku dëshirojnë që të jenë pjesë.

Ndërkaq vazhdon të qëndrojë e hapur ekspozita e piktorëve të “Jan Kukuzelit”. Ajo ka tërhequr një numër të konsiderueshëm vizitorësh të të gjitha moshave.

Disa dhjetra vizitorë kanë sugjeruar që në të ardhmen këto ekspozita të përfshijnë një gamë më të gjerë pjesmarrësish.

         Në vazhdim të aktiviteteve të ditës së tretë skena u zhvendos në qendër të Sukthit.Grupi Artistik i Durrësit shfaqi një kocert me muzikë popullore dhe për 80 minuta shpalosi një repertor të pasur me këngë dhe valle. Spektakli u zhvillua në natyrë në sheshin përpara pallatit të kulturës. Atë e ndoqën qindra banorë të zonës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut të Durrësirt z.Seid Kërtusha. Përpara fillimit të aktivitetit ai falenderoi banorët për pjesmarrjen në koncert duke ju kujtuar atyre aspiratën për në BE.

 

6 maj 2010

¨ Konkurs midis shkollave te mesme:

  “Gjergj Kastrioti”-“Naim Frasheri”

P.Kultures “A. Moisiu”, 1300- 1500

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

Holli i Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”.

¨ Koncert,Grupi Folklorik i Qarkut Durres (ne Kruje).

“Java Europiane “vazhdoi me konkursin ”Europa dhe unë ”. Përballë u vunë rivalët e vjetër, Gjimnazi “Naim Frashëri”dhe ai ”Gjergj Kastrioti”.

Skuadra e “Naim Frashërit” korri një fitore të thellë 40-21 dhe do të vazhdojë garën për më tej.

Ndërkohë në hollin e pallatit të kulturës ”A.Moisiu” vazhdon të mbetet e hapur ekspozita e nxënësve të shkollës “Jan Kukuzeli” ku vizitorët sërish nuk kanë munguar të sodisin punët e piktorëve të rinj me temë BE.

Ndërsa në mbrëmje skena u zhvendos në qytetin e bukur të Krujës. Grupi Folklorik i Qarkut të Durrësit dha një koncert për banorët e qytetit të Skënderbeut. Në këtë veprimtari artistike mori pjesë edhe Kryetari i Qarkut të Durrësit Seid Kërtusha. Përpara spektaklit ai përshëndeti pjesmarrësit në këtë veprimtari në kuadrin e  “Javës Europiane”.

Paradite Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri në kuadrin e aktiviteteve për nder të ditësë së BE dhuroi libra për bibliotekën e qytetit.

 

7 maj 2010

¨ Konkurs, gjysemfinalistet e shkollave te mesme

P.Kultures “A. Moisiu”, Ora 1300- 1500

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

            Holli i P.Kultures “A. Moisiu”.

U zhvilluan takimet gjysëm finale te konkursit  ”Europa dhe Unë”.

U zhvilluan takimet ndërmjet shkollave ”16 Shtatori” Shijak dhe ”Naim Frashëri” Durrës  qe perfundoi me fitoren e shkolles 16 Shtatori me rezultatin 31 me 29 si dhe ajo ndërmjet Shkollës ”Sukth i Ri” dhe ”Skënderbeu”. Takimi u fitua nga shkolla Sukth i Ri 43 me 21

Vazhdojne vizitat ne ekspoziten e piktures ne hollin e Pallatit te Kultures A.Moisiu

 

8 maj 2010

¨ Finale e madhe midis shkollave te mesme.

P.Kultures “A. Moisiu”, Salla Odeon, 1000- 1200 .

¨ Ekspozite pikture ne kuader te Dites Evropiane.

Holli i P.Kultures “A. Moisiu”.

¨ Koncert recital, i ftuar Sherif Merdani

P.Kultures “A. Moisiu”, ora 1900

 

U zhvilluan takimi final i konkursit ”Europa dhe Unë”.

Finalistet "16 Shtatori" dhe "Sukthi i Ri" zhvilluan nje konkurim dinjitoz, treguan nivel te larte pergatitje dhe shpirtin e gares ne skuader. Pas nje gare shume te ekulibruar fitorja ju buzeqeshi nxenesve te shkolles "16 Shtatori".

Vazhdojne vizitat ne ekspoziten e piktures ne hollin e Pallatit te Kultures A.Moisiu

Jurite perkatese dhane vleresimet per konkurset tematike per Europen e Bashkuar

1. Konkursi i gazetarise zhvilluar mes shkollave 9-vjecare te qarkut,

2. Konkursi i piktures me krijimet e nxenesve te shkolles se mesme artistike "Jan Kukuzeli"

3.Konkursi i esseve zhvilluar mes nxenesve te shkollave te mesme te qarkut.

Ne mbremje koncerti recital i kengetarit Sherif Merdani u ndoq nga qindra qytetare durrsake.

9 maj 2010

¨ Performance artistike dhe ndarja e cmimeve fituese me rastin e Dites se Evropes 9 Maj 2010.

P.Kultures “A. Moisiu”, ora 1800-2000

Nata finale e ”Javës Europiane” kulmoi me pjesmarrjen e kryetarit te Delegacionit të BE Lohan në aktivitetin përmbyllës. Ishte një ftesë e kreut të qarkut të Durrësit e cila u mirëprit prej tij.

 

Fillimisht Z.Lohan u prit nga kryetari i Këshillit të Qarkut të Durrësit Seid Kërtusha. Në pritje morën pjesë edhe kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Prefekti i Qarkut Genc Alizoti.

Z.Kërtusha  në mënyrë të përmbledhur e njohu z.Lohan me aktivetet e organizuara gjatë gjithë kësaj jave ku në themel të tyre është aspirata për të qenë pjesë e BE.

Ndërsa në fjalën e tij Lohan tha se ”Se është mjaft e rëndësishmë ideja e kryetarit të qarkut që për Europën nuk duhet të mendohet vetëm një ditë por më gjatë ndoshta cdo ditë. Gjatë kësaj jave Europa ishte në Durrës dhe Durrësi në Europë. Ndaj me ju ambicien që Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE”.

Më pas Lohan i shoqëruar nga Kërtusha dhe drejtues të tjerë bëri një vizitë në Amfiteatrin antik.

Më pas aktiviteti vijoi me pjesmarrjen në natën finale të “Javës Europiane”.

Salla e madhe e pallatit të kulturës “A.Moisiu” ishte mbushur me qytetarë dhe intelektualë të Durrësit.

Kreu i qarkut Kërtusha i përshëndeti qytetaret dhe intelektualet e Qarkut Durres dhe i ftoi që të vazhdojnë të ecin sëbashku drejt BE.

Të njëjtin mendim shprehu edhe Z.Lohan në përshëndetjen e tij.

Më pas u kalua në një koncert të haqeve të shkollës “Jan Kukuzeli”. Ndërmjet pjesëve Ministri Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve, Kryetari i Keshillit te Qarkut, Prefekti i Qarkut dhe Kryetari i Bashkise Durres shpërndanë cmimet e konkurseve të organizuara gjatë javës, sipas vleresimeve qe kishin bere jurite perkatese me perfaqesues te Drejtorise Arsimore dhe te Universitetit Evropian te Tiranes

1. Konkursi i Piktures ”Perceptimi mbi Bashkimin Europian”:

Cmimi i trete u fitua nga nxenesi Amarildo Reci i shkolles se mesme artistike Jan Kukuzeli

Cmimi i dyte i takoi nxeneses Bianka Elezi te shkolles se mesme artistike "Jan Kukuzeli"

Cmimin e pare e merituan nxenesit Milano Fejzo dhe Neim Decolli

2. Konkursi per gazetarine me teme Integrimi ne Evrope Sfida e vendit tim 

Cmimi i trete iu akordua nxenesve Marsida Neziri dhe Sentiljana Plloci te shkolles 9-vjecare "Sukthi i Ri"

Cmimi i dyte iu dha nxeneses Manushaqe Sefolli te shkolles 9-vjecare "Sukthi i Ri".

 Cmimi i pare u fitua nga nxenesja migena Duka e shkolles Nr. 1 Kruje

3. Konkursi per Essene me te mire me teme "Evropa dhe Une" zhvilluar midis shkollave te mesme te qarkut pati keta fitues:

Cmimi i trete u fitua nga nxenesja Ingrida Mustafa e Shkolles se mesme "Naim Frasheri"

Cmimi i dyte u fitua nga nxenesi Sokol Zisko i shkolles se mesme "Shote Galica"

Cmimi i pare i takoi nxenesit Fatos Shuli te shkolles Naim Frasheri

 4. Konkursi nje javor zhvilloar ne Pallatin e Kultures A.Moisiu midis shkollave te mesme te qarkut me teme "Evropa dhe Une" pas nje gare te me nivel, pasion dhe te forte nxori ne krye:

Cmimi i dyte u fitua nga skuadra perfaqesues e shkolles se mesme "Sukthi i Ri"

Cmimi i pare u meritua nga skuadra perfaqesuse e shkolles se mesme "16 Shtatori".