Statistika
Te dhena statistikore per Qarkun e Durresit (Material permbledhes: Lexo)
Rajoni i Durrësit shtrihet në qëndër të Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë dhe përbëhet nga dy rrethe: Durrësi dhe Kruja.
Rrethi Durrës
Rrethi i Durrësit shtrihet nga Përroi i Agait (Shkëmbi i Kavajës) në jug-perëndim deri tek Kepi i Rodonit në veri-perëndim. Koordinata gjeografike të rrethit Durrës janë: gjerësi gjeografike veriore 41035’00”, gjerësi gjeografike jugore 41016’30”, gjerësi gjeografike lindore 19035’15”, gjerësi gjeografike perëndimore 19025’00”. Ka një sipërfaqe 430 km2 me një lartësi mesatare 6.1 m mbi nivelin e detit. Klimë tipike mesdhetare. Për vitin 2009: temperatura mesatare maksimale 22.60C, temperatura mesatare minimale 13.20C, temperatura absolute maksimale 360C, temperatura absolute minimale 0.40C. Sasia e rreshjeve: Nëntor 235 mm, Dhjetor 498 mm, Mars 190 mm, Qershor 112 mm. Gjatësia e vijës kufitare 121.3 km, nga të cilat: kufinj tokësorë 52.4 km, kufinj bregdetarë 61.8 km, kufinj lumorë 7.1 km. Laget nga lumenjtë Erzen me gjatësi brenda rrethit 31 km dhe Ishëm me gjatësi brenda rrethit 70 km.
Rrethi Krujë
Rrethi i Krujës shtrihet i përfshirë në këto koordinata gjeografike: gjerësi gjeografike veriore 41036’55”, gjerësi gjeografike jugore 41024’00”, gjerësi gjeografike lindore 19055’09”, gjerësi gjeografike perëndimore 19035’45”. Përfshin një sipërfaqe 335.4 km2, lartësia mesatare mbi nivelin e detit 608m, temperatura mesatare vjetore 6.30C, sasia mesatare vjetore e rreshjeve 1300-1800 mm (në shpatet e maleve shpesh në formën e borës). Relievi paraqitet i kombinuar: fushor, kodrinor dhe malor. Gjatësia e vijës kufitare 121 km, kufinj tokësorë 96km, kufinj lumorë 19.5 km, ujëmbledhës 5.5 km. Laget nga lumenjtë Tërkuzë me gjatësi brenda rrethit 38 km, Zezë me gjatësi brenda rrethit 28 km, Ishëm (Gjolë) me gjatësi brenda rrethit 22km dhe Drojë me gjatësi brenda rrethit 26.5 km. Në rrethin e Krujës ngrejnë lartësitë e tyre mali i Krujës me lartësi 1176 m, mali Brret me lartësi 939m. mali Rodhës 1133 m i larte, mali Gamit me lartësi 1268m, të cilat bëjnë pjesë në vargmalin Krujë-Dajt si dhe mali Skënderbeut 1513 m i lartë, mali Liqeni 1724 m i lartë, Kavanies 1421 m i lartë, Sumilit 1228m dhe buza e Belgut 1348 m i lartë që bëjnë pjesë në vargmalin e Skënderbeut.
| | |
![]() |
