Keshilli i qarkut

Adresa

Sheshi Liria
nº 2
Durres

Regjistrohuni per Newsletter
E-Mail
Buxheti 2010


Mesazh

për miratimin e buxhetit  të  Këshillit te Qarkut per vitin 2010

 Te nderuar Këshilltare,

 Hartimi dhe miratimi i buxhetit është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme në përmbushjen dhe ushtrimin e funksioneve për cdo këshill, qoftë ky këshill bashkiak, këshill komunal apo këshill qarku. Eksperiencat pozitive të viteve të fundit kanë ridimensionuar procedurat e hartimit , menaxhimit dhe mirëpedorimit të financave tona, duke realizuar kështu një buxhet sa më afër nevojave të institucionit dhe politikave lokale dhe rajonale.

 Por, pavarësisht se Këshilli i Qarkut ka kufizime ne kompetenca dhe asete,  krahasuar këto me njësitë e tjera të qeverisjes vendore, ne kemi bërë çdo përpjekje të krijojmë hapësira të reja për të rritur sa të jetë e mundur financat tona. Duke qenë se transferta e pakushtëzuar ( granti) mbetet një konstante e deleguar nga qeverija, ne kemi bërë të mundur të gjejmë burime të reja, për të rritur nivlin e të ardhurave. Këtë vit të ardhurat tona janë planifikuar në vlerën 49.700.000, ose 15.000.000 më shumë se në vitin 2009.

 Buxheti qe do te realizohet per vitin 2010 ne vlere eshte 156.675.000 leke dhe për herë të parë hartohet ne bazë programesh, dhe konkretisht ato renditen:

1. Programi i Administrates vendore 125.238.000 lekë

2. Programi i Infrastrukturës rrugre 29.337.000 lekë

3. Programi Kulturës dhe turizmit 1.000.000 leke

4. Programi Sherbimve sociale 600.000 leke

5. Programi i Arsimit parauniversitar 500.000 leke

 Realizimi i programeve të cituar më sipër për vitin 2010 synojnë:

 Ruajtjen e nivelit te investimeve te vitit 2009, ato do te jene ne vlere rreth 49,460 mije leke, ku investimi kryesore mbetet rikostruksioni godines se keshillit te qarkut, dhe finacimi ne zerin studim projektime.

 Mireprdorimi i financave te institucionit, duke krijuar vit pas vit nje trend rrites te investimve ne funksion te realizimit te politikes buxhetore.

 Rritja e mundesise per te gjeneruar burime finaciare nga aplikimi ne projektet ne grantet konkuruese(vendase) dhe garantet te perfituara ne kuader te finanacimeve nga projekte apo programet te financuara nga BE. Nje rendesi e vecante do ti kushtohet pergatitjes se projekteve per te konkuruar ne Programin IPA Adriaric CBC 2007-2013.

 Rritja, forcimi dhe kualifikimi i kapaciteteve administarive te qarkut dhe atyre lokale per ti paraprire ritmeve te zhvillimit ekonomik lokal dhe rajonal, ku nje vemendje e vecante do ti kushtohet pjeses se administrates me fuqi projektuese.

 Nje vemendje e vecante do ti kushtohet problemeve te edukimit, sidomos per realizimin e politikes se re ne decentralizmin e arsimit dhe formimit profesional ne nivel rajonal. Buxheti i vitit 2010 parashikon stimulimin e nxenesve me rezultate me te mira per vitin shkollor 2009-2010, per te gjithe qarkun.

 Forcimi i bashkepunimit ndermjet, keshillit te qarkut dhe njesive te tjera vendore, institucioneve publike apo te biznesit per hartimin e projekteve te perbashketa ne nivel lokal dhe rajonal.( Programet apo projekte komunitare ).

 Forcimit dhe rritjes ne nje nivel te ri, te bashkepunimit me institucionet qendrore qe ofrojne apo delegojne funksione te perbashketa dhe te deleguara, ku prioritare mbeten ato ne fushen e arsimit, te shendetsise, bujqesise, infrastruktures etj.

 Prodhimi dhe publikimi i materialve promovuese qe kane te bejne me investimet ne komunat dhe bashkite e qarkut, ne sektoret e infrastruktures, aresimit, shendetesise, ujsjelles.

 Rritjen, institucionalizimin dhe promovimin e eksperiencave pozitive ne bashkepunimin lokal, lokal rajonal dhe ate nderajonal qofte ne nivel kombetare dhe nderkombtare, nepermjet takimeve, konferncave dhe  aktiviteteve te ngjashme

 Realizimi i projektit rajonal “ Durresi Rajon Europinan” projekt i cili do te realizohet ne kuader te “Dites se Europes”.

 Ne perfundim deshiroj te falenderoj organet vendimarrese dhe ekzekutive te Keshillit te Qarkut per angazhimin serioz, qe kane pasur në realizimin e buxhetit te viti 2009 dhe në përgatitjen e projekt buxhetit të vitit 2010.

        Kryetari

Seid KERTUSHA

 

buxheti_2010.pdf
E-Mail |  Print