Në këtë aktivitet mori pjesë Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, z. Alfred Mullaraj, i cili falenderoi pjesëmarrësit për prezencën, si shenjë vlerësimi dhe përgjegjshmërie për takimin, bazuar në kontributin që ato sollën nëpërmjet opinioneve dhe mendimeve të tyre.

Gjatë takimit u nënvizua fakti që takime të tilla konsultative duhet të jenë më të shpeshta, sepse ndikojnë pozitivisht në evidentimin e problematikave në fushat që janë të prekshme për komunitetin siç janë: mirëqeverisja, fuqizimi i ligjit dhe ligjshmërisë, lufta kundër varfërisë, promovimi dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mbrojtja e mjedisit, mbështetja ekonomike, mbrojtja e shëndetit, respektimi i barazisë gjinore, zhvillimi i arsimit, zbatimi i reformave etj.

Në këtë takim mori pjesë edhe znj. Zineb Touimi-Benjelloun, koordinatore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, e cila në fjalën e saj përshëndetëse falenderoi Institucionin e Këshillit të Qarkut për mikpritjen, rëndësinë e axhendës së zhvillimit post 2015 me tematikë “E Ardhmja që Duam“, dhe për angazhimin serioz të palëve.