x
K Q D

[layerslider id=”34″]

[space line=”no”]

Pushimet e familjeve kosovare në bregdetin e Durrësit kanë qenë pjesë e interesimit mediatik të Radio Televizionit shtetëror të Kosovës në bashkëpunim me Institucionin e Këshillit të Qarkut Durrës. Në një emision radiofonik prej 60 minutash të transmetuar në valët e radios kosovare si dhe përmes internetit, dëgjuesit janë njohur me ofertën turistike të Durrësit, jo vetëm për kushtet e banimit, por edhe për pritjen në port, për masat shëndetësore, apo për veprimtaritë kulturore.

Në emisionin e drejtpërdrejtë që u organizua në plazhin e Durrësit ishin ftuar përfaqësues të institucionit të Këshillit të Qarkut Durrë (në rolin e organizatorëve të këtij aktiviteti por jo vetëm), përfaqësues nga Autoriteti Portual, Drejtoria e shëndetit publik, Komisariati i policisë dhe Muzeu arkeologjik.