Përfaqësues nga Këshilli i Qarkut Durrës dhe nga bashkitë e komunat pjesë e tij morën pjesë në takimin informues mbi Programin për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp). Ky program, i financuar nga Zyra për Bashkëpunim e Qeverisë Zvicerane, njihet për aktivitetin e tij tashmë të shtrirë në funksion të reformës së decentralizimit dhe në mënyrë të veçantë në fushën e planifikimit dhe menaxhimit financiar në nivel vendor, rajonal e kombëtar, jo vetëm në pjesën veriore të Shqipërisë, por dhe në Qarkun e Durrësit.

Në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e rritjes së kapaciteteve të administratës së qeverisjes vendore, profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë së stafit si një komponent i rëndësishëm në reformën e decentralizimit nëpërmjet trajnimeve të organizuara nga Programi për Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal.