Ditën e enjte më datë 11.09.2014, Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Z. Alfred Mullaraj dhe Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës, Znj. Lindita Mukaj nënshruan një Marrëveshje Bashkëpunimi mes te dy institucioneve. Qëllimi i nënshkrimit te kësaj marrëveshje është angazhimin i të dy institucioneve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre për të kontribuar konkretisht me strukturat e tyre në realizimin e një shërbimi cilësor për nxënësit që përfitojnë transportin falas, gjë e cila do të ndikojë dhe në reduktimin në zero të braktisjes shkollore në shkollat e Rrethit të Durrësit.