x
K Q D

[youtube id=”IuQ7QZV4RY8″ width=”600″ height=”360″]
[space line=”no”]

Biznesi informal, i paregjistruar në organet tatimore, po dëmton rëndë biznesin e ligjshëm që operon në zonat turistike.  Ka qenë ky shqetësimi kryesor që kanë ngritur operatorët turistikë në Durrës, gjatë një takimi me administratën tatimore.

Duke iu përgjigjur interesit të operatorëve turistike, drejtoresha e përgjithshme e Tatim-Taksave Briseida Shehaj, kërkoi bashkëpunimin e bizneseve në shlyerjen e detyrimeve, në rast të kundërt do të përballen me ligjin.

Kritika nga biznesi, pati edhe për administratën tatimore, e cila sipas tyre nuk e ushtron ashtu sikurse duhet detyrën në drejtim të goditjes së informalitetit.

 

Kryetari i Keshillit te Qarkut Durres theksoi rolin e rendesishem te bashkepunimit midis institucioneve dhe operatoreve turistike, ne fjalen e tij u vu ne pah dhe roli i institucionit ne zbatimin e projekteve ne fushen e Turizmit, si Star dhe Zero Waste.